‘400 mijë dosje në stok’, Xhixho: Harta e re gjyqësore bëri dëmin më të madh në dhënien e drejtësisë

‘400 mijë dosje në stok’, Xhixho: Harta e re gjyqësore bëri dëmin më të madh në dhënien e drejtësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku përballë moderatorit Bled Marku deklaroi se stoku i dosjeve gjyqësore në Shqipëri ka arritur në shifrën alarmante prej 400 mijë dosjesh. ‘Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, u bë e qartë se siguria është zero. Çështja është pse qytetari arriti në atë veprim ekstrem. Ne e kemi trajtuar shumë herë këtë problem, që është zvarritja e gjyqeve,’ u shpreh Xhixho. Sipas saj, është e domosdoshme të kuptohen shkaqet që kanë sjellë këtë situatë për të arritur drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. ‘Në fakt duhet të kuptojmë shkaqet për të arritur për të rregulluar këto pasoja dramatike që ka sjellë reforma në drejtësi, që u nis me një qëllim shumë të madh,...