BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë kryetarët e bashkive që kundërshtuan formulimet e projektligjit të ri të qeverisë për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon menaxhimin fundor të mbetjeve nga një agjenci shtetërore që do të funksionjë si shoqërie aksionere. Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertë kërkuan nga Kuvendi që të shohë mundësinë e ndryshimeve në disa nene të kësaj nisme, që sipas tyre bien ndesh me ligjin e vetqeverisjes vendore, si dhe qartësimin e disa neneve të tjera për mënyrën se si do të zbatohet në terren dispozitat e këtij ligji, të cilat, sipas tyre ngarkojnë me barrë financiare bashkitë. Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive vlerësoi domosdoshmërinë...