Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Avokati dhunoi punonjësin e sigurimit në Vlorë, reagon Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ngjarje e pahijshme, do marrim masa
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e sotme, ku avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Vlorës. Reagim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë për Incidentin në Gjykatën e Vlorës Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatise, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e...