Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Veliaj politikisht ka marrë fund”, Baçi: Rama e shkarkoi politikisht Veliajn që në Asamble, gjykata s’e shpëton dot
Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus situatën rreth Bashkisë së Tiranës dhe kandidaturën e Florjan Binajt në zgjedhjet e pjesshme që janë pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Baçi e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të drejtë dhe pjesë të funksionimit normal institucional. “Është normale që Gjykata Kushtetuese kthen vendime. Kur një institucion si Presidenti e pranon vendimin, jemi në një normalitet institucional,” tha ai. Duke komentuar zhvillimet në Tiranë, Baçi theksoi se, ndryshe nga pesë bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhje më 9 nëntor, në kryeqytet procesi është bllokuar, ndërkohë që vendimi për ankimimin e Veliajt pritet të merret më 31 tetor. “Palët kanë hyrë në fushatë, zgjedhje...