Gara në jug nis/ PD shpall zyrtarisht kandidatin për Bashkinë Tepelenë

Gara në jug nis/ PD shpall zyrtarisht kandidatin për Bashkinë Tepelenë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 25-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që do të zhvillohet në nëntor. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka konfirmuar Gramos Sakon si kandidatin e saj në këtë garë. Zgjedhjet zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili aktualisht mban detyrën e deputetit.