Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Trump e meritonte”- Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, çmimin Nobel për paqen. Sipas mediave të huaja, çmimi i shkoi udhëheqëses së opozitës venezueliane dhe aktivistes pro-demokracisë, Maria Corina Machado. “Komiteti i Nobelit flet për paqen, Presidenti Donald Trump e bën këtë të ndodhë”, shkruhej në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘X’ të zyrës së kryeministrit izraelit. “Faktet flasin vetë, Presidenti Trump e meriton”, shkruante më tej kryeministri izraelit në postimin e tij, përcjell A2 CNN. Kjo deklaratë vjen pasi e njëjta llogari në rrjetin social ‘X’ ndau dje një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Netanyahut duke i dhënë Trumpit çmimin e paqes.