Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, të hënën shpallet vakanca për Avokatin e Popullit
Të hënën e datës 13 tetor, në Kuvend do të diskutohet për një nga pozicionet më të rëndësishme institucionale në vend, Avokatin e Popullit. Kjo çështje ka mbetur pezull prej më shumë se tre vitesh, pasi mandati i Erinda Ballancës përfundoi zyrtarisht në maj të vitit 2022, por pavarësisht kësaj është detyruar të mbetet në detyrë pasi Kuvendi nuk po i gjen dot një zëvendësues. Sjellim ndërmend se Erinda Ballanca u zgjodh në detyrë si Avokate e Popullit me datë 22 maj 2017, me një mandat 5-vjeçar, në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70/2017, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha. Megjithëse mandati i saj ka përfunduar, ajo vijon të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasardhësit, siç parashikohet nga ligji. Në legjislaturën e kaluar, pati...