‘Kam analizuar Serbinë në detaje’, Silvinjo paralajmëron surpriza në formacion: Nuk më shqetëson mungesa e golit

‘Kam analizuar Serbinë në detaje’, Silvinjo paralajmëron surpriza në formacion: Nuk më shqetëson mungesa e golit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në prag të sfidës, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë folur për pritshmëritë dhe atmosferën në skuadër. Trajneri Silvinjo e cilësoi këtë sfidë si shumë të rëndësishme, por shtoi se çdo ndeshje në këtë fazë ka peshën e vet.“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur”, u shpreh Silvinjo. I pyetur për përgatitjet në fazën ofensive, trajneri i kuqezinjve theksoi se...