Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunoi rojën e sigurisë në Vlorë, arrestohet avokati
Avokati Redi Llanaj është arrestuar ditën e sotme në Vlorë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është bërë në flagrancë, pasi avokati ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës sigurie të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.I dëmtuari është shtetasi F. M., 60 vjeç, i cili, si pasojë e goditjes, ka pësuar dëmtime në fytyrë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj avokatit Redi Llanaj do të ndiqet procedura përkatëse ligjore.