Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Bashkitë kundër projektligjit të mbetjeve, Farici: Cënon rëndë autonominë vendore
Projektligji për menaxhimin e mbetjeve, që u diskutua në Komisionin e Ligjeve, u heq kompetencat bashkive, ndërsa nga ana tjetër rrit edhe kostot për qytetarët. Shoqatat e bashkive, në një seancë dëgjimore, kanë treguar se ky projektligj do të cenojë rëndë autonominë vendore dhe, përveç kësaj, do të ketë impakt social në shoqëri. Ndërkohë, opozita ka vënë theksin se ligji për mbetjet ka çuar njerëz në burg. Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar projektligji për menaxhimin e mbetjeve, ku kanë raportuar përfaqësues të shoqatave të bashkive, të cilët kanë vënë në dukje shkeljet e këtij projektligji, heqjen e kompetencave të bashkive për menaxhimin e mbetjeve, si dhe kostot që do të rëndojnë mbi qytetarët. Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, theksoi se...