Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarëve të tij
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-shoferin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Sokol Idrizaj, si dhe për disa familjarë e bashkëpunëtorë të tij, të dënuar më herët për vepra penale të ndryshme. Dënimet e konfirmuara janë: -Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, dënuar me 11 vite burg secili. Me gjykim të shkurtuar, 7.5 vite burg. -Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg. -Elda Idrizaj, bashkëshortja e Sokol Idrizajt, e dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg. -Egi Idrizaj, vajza e madhe e Sokol Idrizajt, e dënuar me 7 vite burg, me gjykim të...