Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Opozita s’do të jetë subjekt zgjedhor”, Kristaq Kume paralajmëron: Pa kandidat, partitë rrezikojnë të humbin edhe..
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar nga studiot e News24 situatën politike në kryeqytet, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Kume u ndal në mënyrë të veçantë te kandidatura e pavarur e Florjan Binajt, i cili ka marrë mbështetjen e shumicës së opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike. Ai theksoi se mbështetja politike për një kandidat të pavarur nuk përbën problem ligjor, por theksoi se opozita nuk do të paraqesë një kandidat zyrtar në këto zgjedhje, nëse ato zhvillohen. “Binaj është kandidat i pavarur që mbështetet nga opozita. Kjo nuk përbën problem. Opozita, në një farë mënyre, nuk do të jetë subjekt zgjedhor për Tiranën. Nuk do regjistrohet fare...