GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën/ Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë lihet në arrest shtëpie

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën/ Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë lihet në arrest shtëpie

GJKKO ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë Redi Mollën. Masa e sigurisë u zbut nga GJKKO për arsye shëndetësore, pasi Molla ndodhej më herët në masë më të rreptë sigurie, arrest në burg. Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe...