Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Prishën qetësinë publike me zhurmën e motomjeteve që drejtonin gjatë natës, arrestohen dy të rinjtë
                            Arrestohen dy të rinj në qytetin e Durrësit, konkretisht ahtetasit Kejdi Previzi, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Lorenc Basha, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi shqetësonin banorët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje. NJOFTIMI: Prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen 2 motomjetet tip “Yamaha”. Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që...