Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet qarkullimi drejt Durrësit, ja segmentet që s’mund të përdoren
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet kanë nisur më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës. Segmentet që do të jenë të mbyllura për qarkullim gjatë punimeve janë: -Vorë–Maminas, -Maminas–Sukth, -Sukth–Fllakë, -Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit, -Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit. Sipas ARRSH, për secilin prej këtyre segmenteve është parashikuar një kohëzgjatje punimesh prej 1 deri në 2 ditë. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor. Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i...