Produkte deti dhe ilaçe kontrabandë! Arrestohen 2 persona në Kakavijë, e pëson dhe doganieri

Produkte deti dhe ilaçe kontrabandë! Arrestohen 2 persona në Kakavijë, e pëson dhe doganieri

FOTO ILUSTRUESE KAKAVIJË-Dy persona janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, teksa po transportonin me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia. Në pranga janë vendosur Denis Mema dhe Robert Demiraj, të cilëve gjatë kontrollit në autobus iu gjetën kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme. Mallrat dhe autobusi u sekuestruan si provë materiale, ndërsa në lidhje me rastin edhe doganieri Everest Hoxha do të hetohet në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë: Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, një rast i kontabandës së mallrave. U kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia, vihen në pranga...