OECD e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në arsim, Rama: Një lajm i bukur për prindërit (VIDEO)

OECD e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në arsim, Rama: Një lajm i bukur për prindërit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit sot, 10 tetor, të pranishëm në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para. “NJE LAJM I BUKUR për prindërit e Shqipërisë, që s’do e dëgjoni nga mediat dhe s’do e shikoni në portale” – shkruan Rama. Kumbaro: Dëshmi e forcës sonë në negociatat me BE-në “83% e mësuesve besojnë se nxënësit i vlerësojnë dhe i respektojnë, traditë që e kemi kultivuar dhe nuk e kemi humbur prej brezash”, theksoi Kumbaro në nisje të fjalës së tij. “98% e mësuesve deklarojnë se kanë marrëdhënie të mira profesionale me eprorët”, shtoi ajo, duke thënë se është një sinjal pozitiv për klimën në shkolla. Kumbaro...