Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim kanabisi

Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim kanabisi

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Adjol Kushtaj ishte shpallur në kërkim nga Italia, ku është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Firence. Ai akuzohet për kultivim të kanabisit, prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, si dhe trafik droge në bashkëpunim me persona të tjerë. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të rendit. Kushtaj është ndaluar në mënyrë të përkohshme dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.   Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Ombra”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. I dënuar nga autoritetet italiane me 10 vite burgim, për...