Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            I dënuar nga Italia me 10 vite burg, kapet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë
                            Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian dhe i dënuar me 10 vite burg për drogë, është kapur nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”. Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Adjol Kushtaj, 38-vjeçari banues në Vlorë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali,...