Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri
Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar mallrat të kontrabanduara nga Greqia. Në pranga u vunë shtetasit me iniciale D. M., 45 vjeç, dhe R. D., 54 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, si produkte deti, medikamente dhe veshje, me vlerë të konsiderueshme dhe po ashtu sekuestrimin e autobusit me të cilin po kalonin mallrat. Pas ngjarjes është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë....