Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, PS vijon fushatën. Manastirliu takon bluzat e bardha: Më shumë shërbime sociale
Pavarësisht pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë në 9 Nëntor, Partia Socialiste ka vijuar fushatën me kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu. Ish-ministrja socialiste që do të lërë mandatin e deputetes për të garuar për vendin e lënë bosh pas arrestimit të Erion Veliajt, është takuar me mjekë dhe infermierë për të diskutuar rolin që ka bashkia në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. “Tirana sociale është në themel të çdo pune që bëhet në Tiranë. Qoftë në infrastrukturë, në ndërtim, fokusi do të jetë te ndikimi që ka te fëmijët, te të moshuarit, te familjet. Do të kemi vëmendjen për të plotësuar nevojat e një komuniteti që zhvillohet, që është në rritje, që kërkon dhe beson te...