Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vizita Eric Adams/ Politico: Të deklarohet çdo përfitim që ka marrë nga qeveria Rama
Vizita pa axhendë zyrtare e kryebashkiakut të Neë York Eric Adams në Shqipëri ka bërë bujë në New York. Kjo për shkak se bordi etik i qytetit dëshiron të dijë detaje nga vizita e Adams në Shqipëri. Politico shkruan se Bordi i Konflikteve të Interesit i Qytetit të Nju Jorkut po propozon rregulla më të rrepta për deklarimin e informacionit për zyrtarët e zgjedhur që pranojnë përfitime udhëtimi nga grupe me interes të veçantë ose qeveri të huaja. Media prestigjioze amerikane shkruan se rregulloret e reja u frymëzuan nga shqetësimi publik për udhëtime si udhëtimet jashtë vendit të Adams gjatë kohës së tij në detyrë. Theksohet se rrregullat e reja do të ndikonin këdo që del fitues nga zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, të cilat aktualisht dominohen nga kandidati demokrat...