Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Parisi nderon Ismail Kadarenë: Pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë
Në një gjest të veçantë nderimi, Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi ‘Saint-Michel’, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë, dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë së tij. Ky vend tashmë do të mbetet si një pikë referimi kulturore për lexuesit e Kadaresë dhe admiruesit e artit shqiptar në Francë. Ambasada e Shqipërisë në Francë, nëpërmjet një postimi, e ka cilësuar këtë vendim si një “homazh të gjallë dhe emocionues” jo vetëm për Kadarenë, por edhe për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare në tërësi. “Faleminderit Parisit, faleminderit Francës,” shkruhet në njoftimin zyrtar të ambasadës,...