Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, pranga shqiptarit në Greqi
Nën kërcënimin e një shiringe, një 35-vjeçar grabiti një shofer taksie në Greqi, të cilit i zhvati 20 euro. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin e autobusëve “Maqedonia” në Selanik. 35-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, u arratis pas sulmit, por u gjet nga policia gjatë një kontrolli. Sipas shoferit 57-vjeçar, i arrestuari kishte hipur në taksi si klient. Ndaj tij u ngritën akuza penale dhe ai iu referua hetuesit të Selanikut për të dëshmuar. Top Channel