Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Deklaratat e Berishës para SPAK, Balla i kërkon PD-së të mbajë qëndrim
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të marrë një qëndrim lidhur me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, pranë dyerve të GJKKO dhe SPAK, të cilat ai i konsideron si kërcënime ndaj njerëzve të drejtësisë. Ndërsa duke iu referuar debateve të zhvilluara dje në Kuvend, Balla ripublikoi një pjesë nga fjala e tij, ku theksonte se Kuvendi duhet t’u japë njerëzve të drejtësisë një mesazh mbështetjeje dhe një sinjal distancimi nga ata që i kërcënojnë përditë pranë dyerve të gjykatës dhe prokurorisë. “Gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët presin nga Kuvendi i Shqipërisë një mesazh solidariteti, një sinjal mbështetjeje dhe distancimi nga persona të caktuar që, tek dera e gjykatës, kërcënojnë prokurorin dhe gjyqtarin. Kjo është e...