Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhet edhe nënkryetari serb

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhet edhe nënkryetari serb

Kuvendi i Kosovës është konstituuar në vazhdimin e seancës që është mbajtur të premten. Nënkryetar nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur deputeti Nenad Rashiq. Për Rashiqin kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.Procesi u shoqërua me dhjetëra vazhdime të seancave konstituive, disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe më shumë se një kandidaturë për postin e kryeparlamentarit.Kryetari Dimal Basha dhe katër nënkryetarë u zgjodhën më 26 gusht, por konstituimi mbeti i paplotë, për shkak të mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb – një pozicion i përcaktuar me ligj.Pas sqarimeve dhe kërkesave të bëra nga Gjykata Kushtetuese, të përfshira në aktgjykimin e...