Gjithçka gati për Serbinë, ekipi Kombëtar niset drejt Nish-it/ Pasdite konferenca e trajnerit dhe stërvitja në Leskovac

Gjithçka gati për Serbinë, ekipi Kombëtar niset drejt Nish-it/ Pasdite konferenca e trajnerit dhe stërvitja në Leskovac

Në orën 12:28 të kësaj të premteje avioni i pagëzuar si ‘Naimi’ do lërë pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas dhe me një fluturim direkt drejt Nishit, do dërgojë djemtë kuqezi për sfidën kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën në orën 20:45.  Fluturimi me ‘Air Albania’ është charter dhe veç futbollistëve dhe stafit, në të janë edhe zyrtarët e federatës dhe gazetarët që shoqërojnë Kombëtaren. Mbërritja në Nish pritet të jetë në orën 13:02.  Sot në orën 16:30, Sylvinho dhe me gjasë kapiteni Gjimshiti (ose Hysaj, i vetmi që vijon të jetë në ekip që nga mbrëmja e Beogradit në vitin 2014), do dalin para mediave. Pas orës 17:30 ekipi do zbresë në fushën e stadiumit ‘Duboçica’ në Leskovac për të zhvilluar stërvitjen gjenerale. Të shtunën...