Standard & Poors vlerëson BKT-në me notë më ulët se borxhi i qeverisë shqiptare

Standard & Poors vlerëson BKT-në me notë më ulët se borxhi i qeverisë shqiptare

Agjencia globale e vlerësimit Standard & Poors (S&P) vlerësoi respektivisht me notën ‘BB-/B’ borxhin afatgjatë dhe atë afashkurtër të Bankës Kombëtare Tregtare duke i vendosur të dy komponentët me një perspektivë të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, S&P i dha bankës një vlerësim ‘BB’, për të ashtuquajturën RCR, një tregues që mat aftësinë e bankës për të përballuar humbjet me fondet e veta në rast të një ngjarje falimentuese, pa patur nevojë për përdorimin e parave të taksapaguesve. “Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pritjet tona se gjatë 12 muajve të ardhshëm, BKT do të ruajë performancën e saj të mirë financiare duke ruajtur cilësinë e shëndoshë të aseteve dhe duke e mbajtur kapitalizimin e saj afër niveleve aktuale”, tha Standard & Poor’s. S&P mund të ulë...