Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat për nënkryetar
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00. I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Nga 105 deputetë të pranishëm, ai në të tria tentimet mori vetëm nëntë vota nga deputetët e Listës Serbe pro. Kundër votuan deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa nga deputetët e minoriteteve joshumicë, ndërsa të tjerët abstenuan. Ai nuk mund të kandidohet më, pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar më parë se një deputet mund të propozohet vetëm deri në tri herë. Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as atëherë nuk kishte siguruar votat e...