Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbappé mbështet Yamal: Ta gjykojmë për çfarë bën në fushë, jo jashtë saj. Është talent i madh
10 Tetor 2025 11:30 Alfred Lleshi Aktualisht në grumbullim me kombëtaren franceze në “Clairefontaine”, Kylian Mbappé dha një intervistë të gjatë për “Movistar+”, që do transmetohet të dielën në mbrëmje. Media spanjolle publikoi disa fragmente, ku Mbappé flet për fenomenin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal: “Duket se ka një pasion të madh për futbollin, kjo është gjëja e vetme që nuk mund ta humbasë. Gjithçka tjetër ka të bëjë me jetën private, rreth të cilës për fat të keq flitet shumë. Duhet ta lëmë të qetë. Në futboll është lojtar i madh, por në jetë është ende djalosh 18-vjeçar. Në këtë moshë të gjithë bëjnë gabime, bëjnë gjëra të sakta dhe të gabuara… Ditë pas dite do të përvetësojë përvojën e duhur dhe do...