Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë një vendim historik për të nderuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel, ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të bukura të letërsisë së tij. Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si një homazh i gjallë dhe emocionues për kolosin e letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, për kulturën shqiptare. Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për mbarë kulturën shqiptare. “Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të...