Nobelin për Paqen e fiton politikania nga Venezuela, Trump nuk ia del, pavarësisht marrëveshjes në Lindjen e Mesme

Nobelin për Paqen e fiton politikania nga Venezuela, Trump nuk ia del, pavarësisht marrëveshjes në Lindjen e Mesme

fituesja e nobel OSLO- Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2025 i është dhënë María Corina Machado për “promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës”. Komiteti Norvegjez i Nobelit i dha fund këtë të premte spekulimeve dhe interesit global për një nga çmimet më prestigjioze dhe të paparashikueshme në botë. Machado u vlerësua për “kurajën e jashtëzakonshme në mbrojtjen paqësore të lirisë politike dhe dinjitetit njerëzor në kushte shtypjeje të rëndë”. “Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t’ia japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 Maria Corina Machados. Ajo po e merr Çmimin Nobel për Paqen për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një...