Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rekursi i Ilir Metës për zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shty për javën e ardhshme.