Prioritet mbetet financimi i gjelbër

Prioritet mbetet financimi i gjelbër

Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa.Tirana Bank po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një prej institucioneve bankare më dinamike në vend, me një rritje të qëndrueshme në të gjithë treguesit financiarë dhe me projekte të rëndësishme në fazë implementimi.Viti 2024 shënoi sërish rezultate mbi mesataren e industrisë bankare, duke sjellë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar nga Euromoney, ndërsa 2025 ka vijuar me ritme të larta të rritjes së aktivitetit. Në prag të përfundimit të disa projekteve transformuese në fushën e digjitalizimit dhe zhvendosjen në selinë e re qendrore, Tirana Bank po përgatitet për një etapë të re zhvillimi në 2026, që përkon me 30-vjetorin e fillimit të aktivitetit në tregun shqiptar.Si do ta vlerësoni ecurinë...