Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Pezullohen përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Pezullohen përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të pezullohen përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për pjesën e zgjedhjeve në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ nuk mund ta kryejë veprime pa marrë vendim Gjykata Kushtetuese. Celibashi shtoi se 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen zgjedhjet më 9 nëntor. “KQZ ka pezulluar procesin për Tiranën. Çdo veprim i KQZ që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do duhet ta respektojmë. Kjo është e qartë. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që...