Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Telashe për Chelsea, Palmer jashtë fushave deri në nëntor për shkak të një dëmtimi
10 Tetor 2025 10:58 Telesport Cole Palmer i Chelsea pritet të jetë jashtë për më shumë javë për shkak të një problemi të vazhdueshëm në ijë, duke e bërë një rikthim të pamundur deri në nëntor. Sulmuesi anglez ka humbur tre ndeshjet e fundit kundër Brighton, Benfica dhe Liverpool për shkak të këtij problemi, pasi u nxor jashtë nga fusha pas vetëm 21 minutave lojë, në ndeshjen e humbur 1-2 ndaj Manchester United më 20 shtator. Më pare, ai kishte humbur ndeshjet kundër West Ham dhe Fulham në gusht, pas dëmtimit në Kupën e Botës për Klube. Ai është kufizuar në vetëm katër paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, dhe vetëm një herë ka luajtur 90 minuta të plota në Premier...