Kombëtarja në Rinas, nis misioni i transfertës serbe

Kombëtarja në Rinas, nis misioni i transfertës serbe

Kombëtarja kuqezi pas pak nga Rinasi drejt Nishit me një avion Çarter. Udhëtimi parashikohet të jetë i shkurtër ndërsa me të zbritur në tokën serbe nis dhe axhenda e ngjeshur e Kombëtares por dhe delegacionit që shoqëron kuqezinjtë në këtë transfertë me Serbinë në Leskovac. Aty ku nesër në orën 20:45 luhen fatet e vendit të dytë në Grupin K të fushatës kualifikuese për në Botërorin 2026. Sot në ora 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare për media e Kombëtares në stadiumin e Leskovacit, me trajnerin Silvinjo dhe mbrojtësin Elseid Hysaj. Ndërkaq në 17:30 do të zhvillohet stërvitja zyrtare në stadiumin e ndeshjes./Sportiim.al/ Vazhdo leximin