Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Filipinet, dyshohet për viktima/ Autoritetet paralajmërojnë për cunam
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet jugore të Filipineve në orët e para të së premtes, duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërprerje të energjisë, evakuime masive dhe paralajmërime për cunami në Filipine dhe Indonezi. Qytetet bregdetare në Filipinet qendrore dhe jugore u urdhëruan të evakuoheshin për shkak të rrezikut për valë mbi një metër mbi nivelin e zakonshëm të baticës. Autoritetet paralajmëruan se valët mund të ishin “shkatërruese dhe kërcënuese për jetën”. Sipas raportimeve fillestare, të paktën një person ka humbur jetën dhe janë shënuar dëme në ndërtesa në disa zona pranë epiqendrës, përfshirë qytetin Davao në jug të vendit. Spitale në zonë trajtuan pacientët jashtë ndërtesave, mes frikës për pasgoditje. Gazetarët raportuan panik të përhapur, ndërsa automjetet ndaleshin dhe...