Dhunimi i punonjësit të pastrimit, zbardhet dëshmia e dy autorëve: Goditi furgonin me biçikletë

Dhunimi i punonjësit të pastrimit, zbardhet dëshmia e dy autorëve: Goditi furgonin me biçikletë

Një 61-vjeçar është dhunuar ditën e djeshme në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit ne bashkinë e Vlorës, i cili u dhunua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga dy persona,me sende të forta, për motive të dobëta, Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal. Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, qe dhunuan 61 vjeçarin, dyshohet se ky i fundit ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni. Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qenë dhe deklarata e dy personave qe kane dhënë ne OPGJ të policisë së Vlorës. Top Channel