Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
2 orë debat në Kuvend për vrasjen e gjyqtarit, ministrat përplasen me Berishën dhe Nokën, PS rrëzon kërkesën e PD…
Mazhoranca dhe opozita u bënë dje bashkë vetëm 1 minutë për të mbajtur heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 shtator në sallën e gjyqit ndërsa po shpallte një vendim. Pas këtij momenti, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u përfshinë në debate të ashpra dhe fyerje, për shkak të debatit që ka dominuar opinion publik mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë, debat që çoi në mbylljen e seancës brenda 2 orëve, ndërsa pengoi prezantimin e raporteve të 4 institucioneve, të cilët në përfundim të seancës u miratuan me votat e shumicës socialiste. Opozita e vendosi gishtin e përgjegjësisë tek 2 ministrat, ajo e Brendshme, Albana Koçiu dhe ai i Drejtësisë Besfort Lamallari, ndonëse këta të fundit në detyrë vetëm...