Frida Krifca drejt prangave, shefja e OLAF zbarkon në Tiranë, kërkon llogari nga Altin Dumani për grabitjen e…

Frida Krifca drejt prangave, shefja e OLAF zbarkon në Tiranë, kërkon llogari nga Altin Dumani për grabitjen e…

Lëvizje të forta priten në hetimet për dosjen e abuzimeve të fondeve IPARD, pas vizitës së shefes së Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Salla Saastamoinen, e cila ka zbarkuar në Tiranë dhe është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani. Takimi, që është mbajtur në selinë e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se ka pasur në fokus hetimet për mashtrimet me fondet e Bashkimit Europian në sektorin e bujqësisë, ku në qendër të akuzave ndodhet ish-ministrja Frida Krifca. Në një njoftim zyrtar, OLAF konfirmoi se “Drejtori i Përgjithshëm në detyrë, Salla Saastamoinen, u takua me Dumanin. “Bashkëpunimi midis SPAK-ut dhe OLAF-it është duke u rritur, me OLAF-in që ofron ekspertizë për të mbështetur SPAK-un në hetimin e rasteve komplekse të mashtrimit me fondet e BE-së. Puna...