Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bashkia Librazhd 300 milionë lekë për të parë yjet me teleskop
Në një nga bashkitë më të varfra të Shqipërisë, ku mungojnë rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet, Bashkia Librazhd ka vendosur të shpenzojë gati 300 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar një “park aventuresk me observator astronomik”, pra një projekt për të parë yjet me teleskop dhe për të “fluturuar” në zip-line. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi me numër reference REF-60766-09-09-2025, me objektin “Ndërtim i parkut aventuresk (zip line, ballkon panoramik, observator astronomik)”, është shpallur fitues nga kompania AVDULI, në pronësi të biznesmenit Arben Avduli. Autoriteti kontraktues është Bashkia Librazhd, e drejtuar nga kryetari Mariglen Disha. Fondi limit: 26,242,388 lekë pa TVSH (rreth 315 milionë lekë të vjetra me TVSH) Vlera fituese: 23,362,062.30 lekë pa TVSH (rreth 280 milionë lekë të...