Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku vlerësimet dhe mesazhet e miqësisë nuk munguan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi Erdoganin si një “lider që i ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, në çdo sfidë dhe në çdo sukses”, duke e quajtur atë një mik të dëshmuar të vendit, zë të fuqishëm për të drejtat e popullit të Kosovës dhe shtyllë të fortë mbështetëse gjatë procesit të shtetndërtimit. Presidentja theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët, dhe se Turqia do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin në...