Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentoi të hynte në Shqipëri, teksa ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, arrestohet 55-vjeçari me dy emra
Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, ndalohet 55-vjeçari. I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2007, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë...