Grabiti nën kërcënimin e armës dy persona dhe i goditi me thikë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

Grabiti nën kërcënimin e armës dy persona dhe i goditi me thikë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

Është ekstraduar nga Greqia, një 39-vjeçari i dënuar për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Eduard Vushaj, lindur në Shkodër, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”. Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 39-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin ku lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me thikë. Njoftimi: Interpol Tirana Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol...