Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, mbrojtësit bëjnë kërkesë për shtyrje
Sot në orën 9 do të mbahet seanca paraprake në GJKKO për dosjen ish-kryebashkiaku Erjon Veliaj. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca pritet të shtyhet. Kjo pasi disa nga mbrojtësit kanë bërë kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që ka ndërmarrë Dhoma Kombëtare e Avokatisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Top Channel