Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Java e Bibliotekës” në edicionin e 22-të, aktiviteti bën bashkë ekspertë nga bibliotekat kombëtare
“Java e Bibliotekës” mblodhi ekspertë nga bibliotekat kombëtare më të mëdha të rajonit dhe të Evropës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori pjesë në edicionin e 22-të të “Javës së Bibliotekës 2025” , të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Në këtë aktivitet me pjesëmarrje ndërkombëtare, DPA-ja, që administron një bibliotekë të pasur me mbi 15 000 njësi, u përfaqësua nga studiuesi dhe njohësi i gjuhëve të rralla, Sokol Çunga, i cili referoi mbi antikuarët, si dëshmi e bibliotekave, e zotëruesve të librave dhe e shkollave gjatë periudhës pasbizantine në Shqipëri. DPA në përputhje me okeljon e këtij edicioni “Biblioteka mes traditës dhe inovacionit”, sjell në vëmendje se falë procesit të digjitalizimit, të finalizuar në vitin 2020, biblioteka e saj është e aksesueshme...