Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë

Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë

Pavarësisht se renditen në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve te Mercedes nuk janë të kënaqur me vitin 2025 të Formula 1. Me një McLaren kaq dominues, “shigjetat e argjendta” nuk kanë qenë kurrë në garë për titullin kampion dhe dy fitoret, në Montreal dhe Singapor, janë “plaçkë” e vogël për një ekip me prestigjin e Mercedes. Edhe pse ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, Toto Wolff sqaroi në Marina Bay se ekipi do të vazhdojë me çiftin e pilotëve George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli për vitin 2026. Britaniku ka arritur dy fitore, ndërsa italiani është renditur në “top-5” në dy garat e fundit dhe ka një podium këtë sezon. Në një intervistë me “Sport Bild”, Wolff analizoi sezonin e Antonelli: “Ai...