A do të kalojë apo jo për gjykim dosja e Erion Veliajt, sot seanca paraprake në GJKKO

A do të kalojë apo jo për gjykim dosja e Erion Veliajt, sot seanca paraprake në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Por, për shkak të ngjarjes tragjike të regjistruar disa ditë më parë ku në sallën e gjyqit u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët kanë bojkotuar të gjithë seancat gjyqësore, përfshirë dhe ato të ditës së sotme. Deri më tani nuk dihet nëse seanca për Veliajn do të zhvillohet apo jo. Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e...