GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë gjë, pezulluan çmendurinë e Begajt

GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë gjë, pezulluan çmendurinë e Begajt

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se  Gjykata Kushtetuese, nuk ka marrë ndonjë vendim kundër Ramës, por thjesht ka ruajtur dinjitetin e vetes duke pezulluar përkohësisht zgjedhjet, pas dekretit të Begajt, të cilin Bushati e quajti “çmenduri”.   “Nuk u surprizova, për një gjë të thjeshtë, sepse nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në themel. Për ta vulgarizuar, Presidenti i Republikës, doli dhe tha, në 12 të drekës, jemi në 12 të natës. Kushtetuesja ka thënë, ore të paktën deri këtu nuk mund ta kapërdijmë. Ka marrë vendim të pezullojë çmendurinë e Begajt. Nuk është se ka kthyer çështjen mbrapsht. Nuk thotë se shkarkimi është i drejtë apo jo i Veliajt. Ka thënë nëse janë çmendur të gjithë, nëse Presidenti as nuk i rruhet ta...